Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur paraditen e sotme, u ndal tek siguria rrugore dhe rritja e aksidenteve gjatë ditëve të fundit. Ministri zgjodhi të fliste me gjuhën e shifrave duke e cilësuar 6 mujorin e parë të 2021-shit si 6-mujorin më të mirë që prej vitit 2015-ës.

Bledi Çuçi: Këto janë statistikat e 6-mujorit të parë të çdo viti duke filluar që nga viti 2015 deri në 2021-shin, me përjashtim të 2020 që kishim një gjysëm “lockdown-i” gjatë peruiudhës prill-maj.

2021 është viti më i mirë për sa i përket statistikave.

Nëse në 2016 ka patur 928 aksidente në 2021 ka 627 aksidente. Në 2016 ka pasur 130 humbje jete në 6 mujorin e parë, në 6 mujorin e 2020 janë 102. Nga pikëpamja statistikore është viti më mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re