Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar forcat zjarrfikëse që bënë të mundur izolimin deri në shuarjen e plotë të flakëve në Zhamë të Lushnjës. Balla thekson se profesionalizmi i treguar evitoi shkaktimin e dëmve shumë të mëdha.

 

“Falë punës së pandërprerë të forcave të zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, kompanisë Albpetrol, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnjë, zjarri në Zhamë u shua plotësisht. Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjezin e sotëm”, shkruan ai.

 

Forcat zjarrfikëse punuan për disa orë për të shuar flakët në Zhamë, Lushnjë. Fatmirësisht ng djegia e kodrave me ullishte nuk u rrezikuan banesat e zonës apo jetë njerëzisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re