Zjarri masiv që përfshiu për disa orë zonën e Zhamës në Lushnjë është shuar plotësisht. Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa njofton se dmëet e lëna pas nga zjarri masiv janë të konsiderueshme, por prioritet mbeten jetët njerëzorë, që falë ndërhyrjes së autoriteteve nuk u rrezikuan.

 

“Pas një betejë të gjatë dhe shumë të vështirë, për orë e orë të tëra, sidomos gjatë natës, forcat e shumta zjarrëfikëse, forcat e ushtrisë, punëtorët e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, ato të Njësisë Dushk, por edhe vetë banorët ai dolën të shuajnë një zjarr që trembi pa masë për shkak se zbriti shumë afër shtëpive në Zhamë Sektor! Sipërfaqet e djegura me ullinj dhe bimësi tjetër janë të mëdha, por më të rëndësishme se gjithcka ishin jetët njerëzore dhe shtëpitê që janë ndërtuar me shumë mund! Ndaj faleminderit pa fund zjarrëfikësve të Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit, Roskovecit, Patosit dhe Rrogozhinës, forcave të ushtrisë dhe çdokujt që ishte me ne, në terren apo u interesua për të gjithë këtë situatë të vështirë që na rikujtojn sesa jetike është të punojnë për mbështetjen dhe shtimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile, e po ashtu sa të përgjegjshëm duhet të tregohemi që të mos shkaktojmë zjarre që mund të sjellin tragjedi’, shkruan ajo.

 

Kodrat me ullishte u përfshinë nga flakët masive në Zhamë, duke krijuar një situatë të vështirë për zjarrfikësit dhe autoriteteve. Pas disa orësh beteje të vështirë, flakët u vunë nën kontroll dhe izoluan deri në shuarjen e tyre përfundimtare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re