Forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët në një apartament në lagjen “Parruca” në Shkodër duke bërë të mundur shuarjen e tyre.

Agim Ponari, drejtori i forcave zjarrfikëse është shprehur se nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale. Ai theksoi se do të pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

“Erdhi një njoftim nga një qytetar që ka rënë zjarr. U nis automjeti i parë. Sapo kanë ardhur në vendngjarje kanë kërkuar ndihmë pasi kanë parë flakë të mëdha në banesë. Shkakun duhet ta cilësojë grupi hetimor. Pasi të bëjmë ekspertizën do dalim në përfundim.

Kemi bërë të mundur fikjen. Shyqyr zotit nuk ka njerëz të lënduar. Unë isha në punë, në repart atje. Kur bie zjarr bëhet një plan si duhet të veprohet. Nuk ka pasur asnjë mungesë nga ana e pajisjeve dhe logjistikës”, deklaroi Ponari.

Pronarja e banesës ka shpërthyer në lot teksa priste të përfundonte operacioni për shuarjen e flakëve. Nga ana tjetër në vendin e ngjarjes ka mbërritur kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili ka parë nga afër situatën. .

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re