Ish-Sekretari amerikan i Drejtësisë Ramsey Clark, i cili ishte këshilltari ligjor i Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, vdiq në moshën 93 vjeç.

Fondacioni dhe Biblioteka Lyndon B. Johnson, në qeverinë e të cilit ishte ministër, shprehën keqardhje në Twitter për humbjen e Ramsey Clark, ministrit të drejtësisë nga 1967 në 1969.

Ramsey Clark ka vdekur në shtëpinë e tij në Manhattan, New York, njoftoi New York Times.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel i dha homazhe “njeriut të nderuar dhe mbështetjes së tij të madhe, sepse ai ishte me ne në betejat kryesore dhe dënoi padrejtësitë e mëdha që vendi i tij ka bërë në të gjithë botën”.

Si Sekretar i Drejtësisë, Ramsey Clark mbikëqyri miratimin e Ligjit të Strehimit të Drejtë, një seri ligjesh kundër diskriminimit në strehim dhe punësim dhe kundërshtoi dënimin me vdekje.

Me kalimin e kohës, ai u bë një kundërshtar i flaktë i ndërhyrjeve ushtarake të SHBA jashtë, nga Vietnami në Irak.

Ky aktivizëm e çoi atë në drejtim të mbështetjes së çështjeve të diskutueshme dhe udhëheqësve, duke u bërë kështu një anëtar i ekipit ligjor që mbrojti ish-diktatorin Irakian Saddam Hussein dhe predikuesin musliman egjiptian Omar Abdel Rahman.

Ramsey Clark ishte gjithashtu një nga këshilltarët ligjorë të Sllobodan Millosheviç para gjyqit në gjykatën e Hagës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re