At Antonio Belushi është ndarë sot nga jeta në moshën 90-vjeçare.

I njohur ndryshe si “ati shpirtëror i arbëreshëve”, Antonio Belushi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë teksa lajmi u prit me hidhërim nga komuniteti arbëresh në Itali.
I arsimuar për klerik, ai ruajti vlerat e komunitetit shqiptar, historinë e zakonit dhe i kushtoi qenien e tij arbëreshëve, me veprimtari humanitare për Shqipërinë, por edhe një zë i fortë edhe për Kosovën. Gjithashtu, Belushi do të mbahet mend si autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën dhe etnografinë arbëreshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re