Është shuar në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni, një ndër figurat klerikale të katolicizmit, i  cili vuajti persekutimin komunist. Ai ishte njëherësh ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe ka shërbyer në disa famulli.

Dom Gjergji u dënua për poezitë e tij, të cilësuara “armiqësore”, duke vuajtur vite në Spaç dhe Qafë Bar.

Poezia për të cilën u dënua titullohej: “Kangët që i pluhnoj vetëm koha”

Kangët e mija janë ato që i pluhnoj vetëm koha,

Por ato do të dijnë të dalin në dritë nji ditë

Jam i sigurt se do të ketë njerz’ e nxanësa nëpër shkolla

Që do t’i çpluhnosin, pse kët’çast kan’ pritë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re