Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë rritjeje dhe paqeje, u shua në moshën 94-vjeçare, thanë zyrtarë të lartë.

“Edi” siç u mbiquajt nga filipinasit, shërbeu si president nga 1992 deri në 1998.

“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-presidentit Fidel V. Ramos,” tha Trixie Cruz-Angeles, një zëdhënëse e Presidentit Ferdinand Marcos Jr., djali me emrin e diktatorit të ndjerë, i cili mori detyrën muajin e kaluar.

“Ai lë pas një trashëgimi të fortë (…) në histori për pjesëmarrjen e tij në ndryshimet e mëdha të vendit tonë, si ushtarak dhe si president”, shtoi ai.

Familja e Fidel Ramos pritet të lëshojë një deklaratë gjatë ditës së sotme. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllimet e tij, duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.

Fidel Ramos ishte protestanti i parë që u zgjodh në postin më të lartë në këtë vend kryesisht katolik, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të Kishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re