Merr fund ëndrra e Shqiperise per te provuar shanset e veta ne play-off per Kupen e Botes.

Kuqezinjte u munden 1 me 0 ne Tirane nga Polonia ne duelin direkt per vendin e dyte ne nje ndeshje me jo pak tension si pasoje e perplasjeve mes tifozerove dhe hedhjes se bidonave ne fushe, cka solli nderprerjen per afro 20 minuta.

Sviderski ishte heroi i polakeve pasi shenoi golin e vetem te ndeshjes ne minuten e 77.

Pavaresisht deshires se kuqezinjve, rezultati e denon ekipin tone kombetar i cili tanimeve ka shanse minimaliste per te kapur vendin e dyte, madje edhe nese i fiton te dyja takimet e nentorit ndaj Anglise dhe Andores. Ne duelet e tjera te grupit Anglia u ndal nga Hungaria ne barazim 1 me 1 ndersa Andora mundi lehte San Marinon.

Ne renditje Anglia ka 20 pike, Polonia 17, Shqiperia 15 dhe Hungaria 11.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re