Pothuajse është “shuar fara” e Nikola Tesla-s, shpikësit të madh falë të cilit kemi sot elektricitetin, të cilin e pretendon se e ka të tijin si Serbia e si Kroacia.

William Bill Terbo, nipi i motrës së madhe të Tesla-s, Angelina, vdiq këto ditë në shtëpinë e tij në Nju Xhersi, në moshën 89-vjeçare.

Ai u lind më 10 prill 1930 në Detroit, dhe ishte po ashtu një shpikës. Disa pjesë makinash bazohen në shpikjet e tij.

Nikola Tesla kishte vëllain e tij Dan dhe tre motra, Milka, Angelina dhe Marica, dhe Terbo ishte nipi i motrës së madhe, Angelina-s.

Angelina u martua me Nikola Trbojeviç me të cilin pati esë fëmijë, tre djem dhe dy vajza. Të gjithë ata ishin të arsimuar në kolegj dhe katër prej tyre mbanin titullin Doktor i Shkencave

Me gruan e tij Bojana, Willam Bill Terbo ishte i angazhuar gjithashtu në promovimin e jetës dhe punës së Nikolla Tesla-s. Terbo merrte pjesë shpesh në konferencat ndërkombëtare të dedikuara për gjyshin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re