Skip to content

Shuhet Fatos Nano, Rama: Lamtumirë kryetar!


Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish kryeministrit Fatos Nano vjen edhe reagimi i pasardhësit të tij në PS dhe qeveri, Edi Rama.

Përmes një foto-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan “Lamtumirë kryetar”.

LEXO EDHE: Ndërron jetë ish kryeministri Fatos Nano

Fatos Nano u nda nga jeta mesditën e sotme, në moshën 73-vjeçare. Prej 8 tetorit ai ndodhej në reanimacionin e një spitali privat në vend.

Fatos Nano ka qenë një prej figurave kyçe në politikën shqiptare pas viteve ‘90, duke shërbyer si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste nga viti 1991 deri në 2005. Pas tërheqjes nga jeta politike, ai qëndroi larg vëmendjes publike.