Gruaja më e vjetër në botë vdiq sot në moshën 116-vjeçare, njoftuan zyrtarët në qytetin japonez ku u shua ajo që jetoi dy luftëra botërore.

E lindur në vitin 1907, Fusa Tatsumi kishte rritur tre fëmijë me burrin e saj fermer pranë Osakës (Japonia perëndimore). Transmetuesi lokal MBS përcolli pamjet e Tatsumit në karrocën e saj me rrota në ditëlindjen e saj të fundit prillin e kaluar.

“Tatsumi vdiq sot në moshën 116 vjeçare,” konfirmoi për AFP një këshilltar në qytetin Kashiwara të Osakës.

“Mbaj mend që zonja Fusa Tatsumi ishte me shëndet të mirë”, shkroi Guvernatori i Osakës Hirofumi Yoshimura në rrjetin social X, duke kujtuar praninë e saj në një festë në shtatorin e kaluar për nder të saj.

Japonia është vendi i dytë, pas Monakos, me më shumë njëqindvjeçarë, përkatësisht më shumë se 47,000.

Fusa Tatsumi u bë banorja më e vjetër e arkipelagut pas vdekjes së Kane Tanaka vitin e kaluar në moshën 119-vjeçare.

Kane Tanaka u njoh në prill 2022 nga Guinness World Records si personi më i vjetër i gjallë.

Tashmë ky “titull” i përket spanjollës së lindur në Shtetet e Bashkuara, Maria Branias, e cila do të mbushë 117 vjeç më 4 mars 2024. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re