Mehran Karimi Nasseri, i cili jetonte në terminalin e aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris për 18 vjet për shkak të problemeve me dokumentet e tij të identitetit, ka mbyllur sytë përgjithnjë.

Sipas zyrtarëve, Nasseri ishte 76 vjeç dhe vdiq për shkaqe natyrale.

Ai jetoi në aeroport nga gushti 1988 deri në gusht 2006, kur u transferua në spital për shkak të sëmundjes. Ai u kthye në aeroport disa javë më parë dhe jetoi në Terminalin 2F deri në vdekjen e tij.

Ai botoi një libër për jetën e tij që tërhoqi vëmendjen e regjisorit Steven Spielberg, duke e frymëzuar për filmin “Terminal” të vitit 2004, me aktorë Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Nasseri u vendos në aeroportin francez në vitin 1988 pasi fluturoi nga Irani në Londër, Berlin dhe Amsterdam në një përpjekje për të gjetur nënën e tij.

Ai nuk u lejua të hynte në asnjë nga vendet ku zbarkoi sepse nuk kishte dokumentet e duhura.

Në pamundësi për të hyrë në Francë apo për të shkuar diku tjetër, ai u vendos në një cep të sallonit të aeroportit. Kësisoj, u krijua një rrjet joformal mbështetës, i cili i siguron atij ushqim dhe ndihmë mjekësore, libra dhe radio.

Në vitin 1992, një gjykatë franceze vendosi se ai nuk mund të ekstradohej pasi kishte hyrë legalisht në vend. Megjithatë, vendimi nuk e lejoi atë të hynte në vend, duke e lënë të bllokuar në aeroport.

Më në fund, në vitin 1999, atij iu dha statusi i refugjatit me të drejtën për të qëndruar në Francë.

“Nuk jam i sigurt se çfarë dua të bëj, të qëndroj në [aeroport] apo të largohem”, tha Naseri pasi iu dha e drejta për të jetuar në Francë.

“Unë i kam letrat. Mund të qëndroj këtu. Mendoj se duhet të studioj me kujdes të gjitha opsionet përpara se të marr një vendim.” Më pas ai vendosi të mos largohej nga terminali.

Ai u largua në korrik 2006 kur u shtrua në spital. Kur doli gjashtë muaj më vonë, ai jetoi në një hotel afër aeroportit përpara se Kryqi i Kuq Francez ta ndihmonte të transferohej në një strehë bamirësie në Paris.

Në vitin 2003, ai mori 250,000 dollarë për të drejtat e historisë së tij nga kompania e prodhimit të Spielberg DreamWorks. Pasi shpenzoi pjesën më të madhe të parave që mori për filmin, Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë, tha zyrtari. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re