Ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, njoftoi familja.

Ajo ishte gruaja e parë e Trump dhe ata kanë tre fëmijë së bashku.

“Ivana Trump ishte një luftëtare e madhe.

Ajo iku nga komunizmi dhe e përqafoi këtë vend. Ajo u mësoi fëmijëve të saj guximin, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t’u mungojë shumë si nënë fëmijëve dhe 10 nipërve të saj”, tha familja Trump.

Pas informacioneve për vdekjen e saj, foli dhe vetë Trump.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e pabesueshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë ne për të. Prehu në paqe, Ivana!”, shkroi ish-presidenti amerikan. Ish-bashkëshort i saj.

Ajo lindi si Ivana Marija Zelniçkova në Çekosllovaki nën sundimin komunist. Në fëmijërinë e saj, ajo ishte e angazhuar në ski dhe për ca kohë studioi në Universitetin e Pragës. Në vitin 1971, ajo u martua me agjentin e pasurive të paluajtshme Alfredo Winklemayra dhe në vitin 1973 emigroi në Kanada.

Ajo u divorcua nga burri i saj i parë në vitin 1976 dhe pasi u takua me Trump në New York, u martua me të në 1977.

Çifti Trump u bë shpejt një nga më të famshmit në shoqërinë e lartë të Neë York-ut. Ivana lindi tre fëmijët e Donaldit – Donald Junior (1977), Ivanka (1981) dhe Eric (1983). Kur u zbulua në fund të viteve 1990 se Donald kishte një lidhje jashtëmartesore me aktoren Marla Mapps, ajo paraqiti kërkesën për divorc, e cila përfundoi në një marrëveshje gjyqësore në 1992.

Pas kësaj, ajo qëndroi në marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin e saj dhe ndër të tjera në vitin 2016 mbështeti publikisht kandidaturën e tij për president amerikan. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re