James William Pardew, një ish-diplomat amerikan në administratat Bill Clinton dhe George W. Bush dhe një oficer i inteligjencës ushtarake amerikane, vdiq të mërkurën në moshën 77 vjeç.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

James Pardew përfaqësoi Sekretarin e Mbrojtjes në ekipin negociues të Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit të SHBA. Ai menaxhoi Programin e Trajnimit dhe Pajisjeve Ushtarake për BiH nga 1996 në 1999, njoftoi media serbe.

Pardew ishte një negociator i SHBA për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit në 2001 dhe shërbeu si zëvendës këshilltar special i presidentit dhe sekretarit të shtetit për demokracinë në Ballkan gjatë konfliktit në Kosovë.

Në 1997, Presidenti i SHBA Bill Klinton emëroi Pardew si një përfaqësues për stabilizimin ushtarak në Ballkan me gradën e ambasadorit në Departamentin e Shtetit.

Gjatë administrimit të George W. Bush, Pardew ishte ambasadori i SHBA në Bullgari nga 2002 në 2005.

Lindur në Memfis dhe rritur në Jonesboro. Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Arkansas. Pas diplomimit, ai kaloi 28 vjet si një oficer i inteligjencës ushtarake dhe iu dha grada kolonel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re