Ai i mbijetoi kampit të përqendrimit të Aushvicit për t’u bërë rrobaqepës i presidentëve dhe yjeve amerikanë. Martin Greenfield vdiq dje në moshën 95-vjeçare. Duke njoftuar vdekjen e tij, New York Times foli për një “legjendë” të emigracionit në Amerikë.

Martin Greenfeld lindi në vitin 1928 në një fshat në Çekosllovaki që sot i përket Ukrainës. Fëmi i një familjeje të pasur, ishte një nga jetimët që për fat i shpëtoi vdekjes në një kamp përqendrimi. Në vitin 1947, ai kërkoi strehim në Amerikë me dhjetë dollarë në xhep.

Kostumet e Martin Greenfield janë ndër më të famshmet në planet. Mijëra amerikanë të famshëm i kanë veshur ato: gjashtë presidentë, duke përfshirë tre të fundit, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden, yje të filmit, muzikës dhe sportit si Frank Sinatra, Paul Newman, Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio, Michael Jackson, Kobe Bryant, madje edhe mafiozi i famshëm Mager Lansky.

Nekrologjia e botuar në gazetën e sotme New York Times thekson se “vuajtjet dhe triumfet e Martin Greenfield i përkasin mitit klasik të emigracionit në Amerikë”.

 Si një i burgosur adoleshent në kampin e shfarosjes, Grinfeeld punonte në lavanderi për veshje naziste.

Një ditë, ai grisi aksidentalisht jakën e këmishës së një gardiani. E rrahën dhe e urdhëruan ta rregullojnë,  tregoi ai në kujtimet e tij. Një i burgosur e mëson të qepë. E rregullon këmishën, por vendos ta mbajë dhe e vesh poshtë uniformës. Kjo i shpëtoi jetën.

“Ditën e parë që e vesha atë këmishë, kuptova se rrobat kanë fuqi”, shkruan Martin Greenfield në librin e tij “Masa e një njeriu: Nga mbijetuesi i Aushvicit te rrobaqepësi i presidentëve”.

Kështu, nazistët dhe shokët e tij të burgosur e ngatërrojnë atë me një nxënës që qep uniforma. Ai lëviz lirshëm në kamp dhe ka akses në ushqim.

“Dy këmisha të grisura naziste më mundësuan të krijojë atelienë e rrobaqepësisë më të njohur dhe më të fuqishme në Amerikë,” shkruan ai.

Me të mbërritur në Amerikë, ai punoi në një atelie rrobaqepësie në Bruklin, aty ku dhe mësoi anglisht në shkollën e natës. Ai qëndroi për 30 vjet në atelienë ku u bë menaxher prodhimi. Në vitin 1977 ai bleu atelienë e rrobaqepësisë nga punëdhënësi i tij dhe themeloi markën Martin Greenfield Clothiers e cila për dekada ka veshur biznesmenë, presidentë dhe yje.

Sot është atelieja e fundit e këtij lloji në New York.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re