Aktori madh Rikard Ljarja është ndarë nga jeta sot. Ai ishte bashkëshorti i aktores Marjeta Ljarja. Ljarja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa thuhet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.

Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re