Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Roland Roshi, ish-aktor i estradës dhe teatrit të Fierit, më pas folës lajmesh në RTSH e vitet e fundit dhe narrator dokumentarësh në digital.

Ka qenë një vdekje e ardhur paprimtas në kushte pune në televizionin publik. Edhe pse e nisi karrierën si aktor, afirmimin më të madh e pati si folës lajmesh.

Roland Roshi shquhej për timbrin briland të zërit dhe të folurit profesionist. Ai padyshim do mbahet mend si një ndër zërat dhe artikuluesit më cilësorë të mikrofonit shqiptar.        

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re