Presidenti tunizian Beji Caid Essebsi ka vdekur në një spital ushtarak në kryeqytetin Tunis, njoftoi presidenca.
Essebsi vdiq të enjten në orën 10:25, thuhej në njoftim.
Ai u pranua në spital të mërkurën në mbrëmje për herë të dytë këtë muaj.
Essebs, 92 vjec, kishte qenë në pushtet që nga fundi i vitit 2014. Ai bëri paraqitje të rralla që atëherë dhe nënshkroi një dekret për të nisur procedurat për zgjedhjet legjislative dhe presidenciale të vendit të planifikuara për më vonë gjatë këtij viti.