Është shuar në moshën 65-vjeçare Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur në moshën 65 vjeçare. Ish-gazetari dhe politikani i qendrës së majtë italiane ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë, gjë që e kishte detyruar që të anullojë të gjitha aktivitetet zyrtare.

Ai u shtrua në spital në një Aviano muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar, për të dhënë frymën e fundit në orët e para të së martës, siç njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Më herët, në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Kujtojmë se ish-spikeri i lajmeve televizive u bë president i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik 2019.

Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores i bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re