Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare një prej humoristëve më të shquar të Shkodrës. Pauli Preka ka mbyllur sytë në Itali, atje ku ndodhej prej vitesh me familjen.

Mjeshtri i Madh i humorit ka lënë pas dhjetëra role në teatër, kinematografi e veçanërisht me estradën e Shkodrës.

Paulin Preka lindi më 1935 në një familje me pak të ardhura. Puna e nderuar e të atit dhe përkujdesja e nënës, bënë që Paulini të rritej e edukohej me vlera humane, dashurinë ndaj njerëzve, vendit të tij dhe Zotit. Në moshën 8 vjeçare Paulini mori pjesë në shoqërinë artistike të Kishës Katedrale të Shkodrës.

Ndër vite, Paulin Preka do të mbahet mend për humorin dhe finesën e tij në aktrim. Bashkë me aktorët e mirënjohur të estradës si Tano Banushi, Hasan Smaja, Zyliha Miloti dhe Zef Deda, ai ka luajtur shumë pjesë e komedi të shkruara për estradë (Daja i burrit, Dhëndri nga Amerika, Fotografisti, Toka jonë, Kunati i shokut Xhemal, Trualli i zënë etj).

Më poshtë po përcjellim një prej skeçeve të njohura

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re