Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, simboli i rezistencës kombëtare shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi.
Demaçi ishte dënuar me njëzet e tetë vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut. Ai u lind më 26 shkurt të vitit 1936.
Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë seancës. Deputetët që ishin në sallë kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të veprave të Demaçit.
