Skip to content

Shuhet Zhak Shirak, “babai” i euros dhe kundërshtuesi i pushtimit të Irakut

71274846 2530345676987837 285192730466844672 n

Zhak Shirak, ish-presidenti francez i cili pasi dorëzoi pushtetin u godit nga skandalet e korrupsionit, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

“Presidenti Zhak Shirak vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij, në paqe të plotë”, i tha dhëndri i tij agjencisë së lajmeve AFP.

Shirak shërbeu si president për dy mandate dhe ishte përkrahësi më i madh për miratimin e monedhës evropiane, Euro.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Ai pati si fokus kundërshtimin e pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në 2003, e megjithatë, pas ikjes nga pushteti, me ardhjen e Nikolas Sarkozisë, vendi i tij mbështeti edhe ushtarakisht aleatin tejoqeanik.