“Populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

 “Mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe” – kanë qenë këto dy mesazhet e përcjella sa fundi nga Ambasada Amerikane, një ditë para pretencës për Emiliano Shullazin dhe bandën e tij në gjykim. Reagimi është bërë pas një interesimi nga Zëri i Amerikës, siç informon VOA në shqip.

Siç mund të vihet re, fraza e parë është një “tërheqje veshi” për grupin e prokurorëve që refuzuan të merrnin në dorë dosjen e tij, një lloj rebelimi që më pas çoi në ndëshkimin e tyre nga Kryeprokurorja Arta Marku. E fraza e dytë është për atë treshe që u caktua nga kjo e fundit.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re