Avokatet e Emiljano Shullazit hedhin poshtë te gjitha provat e paraqitura nga Prokuroria. Ata kane kërkuar qe provat te shqyrtohen nje per nje, sepse sipas tyre ka shkelje proceduriale. Nje jave me pare Prokuroria paraqiti provat qe disponon ndaj te pandehurit Shullazi dhe bandës se tij.
 
Organi i akuzës ka paraqitur pamjet filmike nga nje banke e nivelit te dyte, te datës 5 shtator 2016, te cilat tregojnë Gilmano Danin dhe Idriz Zelen, duke tërhequr 5 here sasi te konsiderueshme parash. Sipas akuzës, këto para kapin shifrën e 131 mije eurove. Ne gjyqin e radhës ndaj Shullazit dhe grupit se tij, janë thirrur 10 persona dëshmitare te çështjes, mes tyre edhe gazetare e avokate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re