Emiljano Shullazi mohoi akuzat e lëshuara ndaj tij nga biznesmeni Ylvi Beqja mbi shitjen e ish hotel Vollgës ne Durrës. Gjate seancës së kësaj të hëne Shullazi iu përgjigj pyetjeve të avokatëve për sa i përket akuzave për kërcenim të Beqjas por edhe Jani Zakës. Shullazi tha se nuk ka kërcënuar asnjëherë biznesmenin. për sa i përket akuzave për kërcënime ndaj rektorit ne atë kohë Dhori Kule dhe kandidatit Mynyr Koni, Shullazi tha se nuk i ka parë asnjëherë këta persona.
 
Gjatë pyetjeve u kërkua dhe marrja e dëshmisë nga biznesmeni Jani Zaka i cili pretendoi se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi për dhënien e një garazhi ne rrugën e Kavajës. Për ketë Gjykata kërkoi informacione nga Interpoli mbi vendndodhjen e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re