Çështja “Shullazi” është rikthyer sërish si top-temë dite, pasi një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda refuzuan një short për ta gjykuar, duke braktisur mbledhjen me eproren e tyre Donika Prela.

Ata pretenduan se Shullazi iteka prokurorët që janë ë marrë më dosjen e tij, madje është kërkuar dhe dënimi i tij, ndaj nuk kishte pse futeshin në lojën e “letrës me vrimë”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme sapo ka njoftuar se ka përcaktuar emrat e tre prokurorëve që do merren me gjykimin e Shullazit, por jua bërë të ditur emrat.

Opozita nga ana e saj ka qenë gati për ta kapur çështjen e rifutur në axhendë politike. Kreu Basha ec me bindjen se për Shullazin po përgatitet lirimi i tij…nën urdhërat e Ramës.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit”, tha Basha në një aktivitet politik me gratë demokrate.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re