Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shumë çështje që PL dhe opozita kanë depozituar në SPAK nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se asgjë nuk i  shfokuson në betejën e tyre kundër kapjes së shtetit.

“Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë.

Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.

Për ne ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi. Asgjë nuk na shfokuson në betejën tonë kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe gjithashtu kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re