Analisti Baton Haxhiu është shprehur në emisionin Opinion se kryedemokrati Lulzim Basha me fjalimin e tij sot në Parlament ishte i dobishëm për demokracinë shqiptare.

Gjithashtu, Haxhiu tha se Basha është njeriu që e ka ndihmuar më shumë Edi Ramën që të qëndroj për tre mandate në qeveri, për shkak se nuk i di limitet tij si politikan.

“E shikuat sot në parlament, atë duhet të bëjë. Ishte i dobishëm për demokracinë shqiptare, shumë i mirë, kaq mund të them. Ajo që e bën të duket i pafuqishëm, argumenti i Bashës është pikërisht ky njeri që ka ndihmuar Edi Ramën që të jetë i fuqishëm. Ky njeri është që e ka ndihmuar për arsye se nuk e ka kuptuar se ku e ka limitin si politikan”,-tha Haxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re