Presidenti Ilir Meta ka reaguar për “Këshillimin Kombëtar” duke marrë si shembull trajtimin që shteti po bën ndaj banorëve të “5 maj”-it dhe konkretisht Nënë Lizës të cilën efektivët e policisë e tërhoqën zvarrë ndërkohë që kjo e fundit kundërshtonte prishjen e banesës së saj.

Meta tha se kjo këshillimi virtual me qytetarët ishte diçka shumë e mirë por se duhet që flisnin edhe me qytetarët të cilët prej muajsh protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Reagimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët 👏, por me Nënë Lizën kur do flisni?!
Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!
Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re