Skip to content

Shumë pranë kuotës maksimale, nisin shkarkimet në Hidrocentralin e Fierzës

Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara pasi ka arritur kuotën prej 292 metrash nga 296 që është ajo maksimale.

Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 500 m3/sekond ndërsa po prodhon me 3 turbina.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 deri në mesditë:

👉

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

•Hec Fierzë 292.4 mmnd,

•Hec Koman 171.97 mmnd,

•Hec Vau Dejës 74.08 mmnd

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë 1500 m3/s

– HEC Koman 550 m3/s

– HEC Vau i Dejës 150 m3/s

– TOTALI 2200 m3/s

👉 Shkarkimi fundor nga HEC Vau Dejës

– Na tuneli shkarkimit 900 m3/s

– Nga prodhimi 500 m3/s

– TOTALI 1400 m3/s