Ministrja e Transportit Belinda Balluku, gjatë fjalës së sotme në Kuvend, e cila dukej shumë e emocionuar, foli duke mbrojtur projektin “Milot-Fier”, ndaj kritikave në lidhje me çmimin e lartë të segmentit rrugore.

Balluku e cila foli me një gjuhë të ashpër kundër zërave kritikë në lidhje me çmimin e këtij aksi, tha se ai segment do të ndërtohet dhe se ato do të kalojnë aty me makinat e tyer luksoze e do të thonë sa bukur ëshët bërë.

“Thjeshtë nuk keni dëshirë të shikoni këtë vend të ndërtuar. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Nuk do të vijë më kurrë dita që ju ta shkatërroni, e çmendet këtë popull. Ju po ndikoni psikologjikisht në jetën e shqiptarvë. Nuk e kuptoj si nuk punoni për programin tuaj. Ua hodhi poshtë një taksë të të sheshtë Ilir Beqaj për tre orë. Ju nuk do të prishni atë që në po ndërtojmë.

Segmenti që po ndërtojmë është ëndrra e çdo shqiptari që jeton në veri dhe dashurin perlat e jugut, po ashtu edhe çdo qytetari që jeton në jug dhe dashuron madhështinë e veriut. Ne do ta ndërtojmë me konsulentët tanë të mbështetur nga BE. Projekti që ne kemi në dorë është i njëjtë. Ju jeni të paditur. Disa janë të mërzitur së ndoshta nuk u plotëson qeveria ndonjë tekë. Disa janë thjeshtë katran të zi që kanë dëshirë ekstreme të derdhin ziftin ku jetojnë. Ne do ta bëjmë dhe ju do ta shijoni me makinën tuaj luksoze. De kur ta ndërtojmë do të thonë e paskan qarë.”- tha Balluku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re