Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së Ambasadores së Misionit amerikan në OKB, Linda Thomas Greenfield, e cila zbuloi se ka pritur Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një takim.

Gjatë takimit në fjalë, dy zyrtaret kanë folur për një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB –së.

“Kënaqësi e madhe të mirëpres ministren e jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka përsëri në NYC. Ne diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”, tha Greenfield në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, Kim nënvizoi se “SHBA mezi pret të punojë me Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së. Shumë punë të rëndësishme përpara”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re