Gazment Bardhi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një projekt të përbashkët opozitar.

Sipas Bardhit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i bashkuar kundër Edi Ramës dhe i tillë do të vazhdojë.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi u shpreh se ajo që ka më shumë rëndësi është bashkimi i të gjithë demokratëve dhe për këtë gjë do të vazhdojë të punojë.

“Dua ta bëj të qartë që për mua nuk ka asgjë më shumë rëndësi sesa bashkimi i grupit parlamentar dhe PD.

Unë nuk mbaj përgjegjësi çfarë do të bëjnë të tjerët, por mbaj përgjegjësi për veprimet e mia politike. Kam deklaruar se është e nevojshëm bashkimi, kam punuar dhe do punoj për këtë.

Grupi parlamentar i PD është bashkuar para se të niste ky aksion. Ju siguroj që do vazhdojë të jetë i bashkuar pa asnjë përçarje. Ai grup që është bashkuar në opozitë ndaj Edi Ramës dhe kështu do vazhdojë.

I njëjti grup është duke punuar për një projekt të përbashkët politik.

Shumë shpejt do keni mundësinë të njiheni edhe me një projekt të përbashkët të frontit opozitar”, tha nder te tjera Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re