Avokat Kastriot Frashëri flet për Fax News përmes një lidhjeje Skype sa i takon situatës së rëndë të krijuar në Ukrainë duke thënë se komuniteti shqiptar atje sigurisht që preket nga agresioni rus.

Frashëri theksoi se numri i shqiptarëve që punojnë apo jetojnë në shtetin ukranas është relativisht i madh dhe nga çfarë ka mësuar deri tani ka një pjesë të tyre që duan të largohen, si shkak i luftës.

Ai tha ndër të tjera se ndërkombëtarët po punojnë bashkë për të arritur paqen në Ukrainë por nuk dihet si do vijojë kjo situatë, pasi dhe linjat e komunikimit në Ukrainë nuk po funksionojnë.

Pjesë nga intervista:
Prej mëngjesit ka nisur agresioni rus ndaj Ukrainës, ju jeni dhe në kontakt me shqiptarë që jetojnë atje, çfarë ju thonë?

Frashëri: Unë duke drejtuar dhe forumin “Instituti i çështjeve Kombetare’ dhe gjithë angazhimet e mia në përpjekje për paqe, jemi komunitet Ii gjerë dhe që nga mëngjesi ne jemi mbledhur dhe kemi pasur kontakte me atje.

Po punojmë shumë sepse pas veprimeve ushtarake duhet të nisim negociatat për paqe.
Ne jemi të shqetësuar.

Pyetje: Sa është numri i shqiptarëve atje?

Frashëri:Nuk mund të di numrin, por janë disa zona. Unë kam pasur sot disa kontakte me drejtues të komunitetit të shqiptarëve dhe sigurisht ky konflikt nuk ishte i panjohur apo i papritur në mbarë botën. Kemi pasur dhe thirrje nga kolegët tanë pasi shumë njerëz që për shkak të luftës kanë dashur të largohen prej atje e të vijnë në Shqipëri.

Unë do i ndihmoja të bënin biznes në vend. Numri është relativisht i madh, nuk e di si do evoluojë konflikti dhe ka problem me linjat e komunikimit, s’ka internet. Shumë prej tyre janë keq financiarisht sepse u janë bllokuar llogaritë bankare dhe një pjesë janë vërshuar drejt Moldavisë.

-Si e pasqyrojnë këtë konflikt ata dhe a ndihen të rrezikuar?

Frashëri: Shqiptarët janë paqësorë, ata nuk kanë një problem me rusët. Një pjesë nuk duan të largohen, por nga ana tjetër dua të theksoj se gjithë komuniteti ndërkombëtar është fatmirësisht me Ukrainën.
Kam pasur kontakte me anëtarë të parlamentit kanadez, britanik të cilët kërkojnë një paqe sa më të shpejtë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re