Muaji Tetorit përkon edhe me aplikimet për lotarinë amerikane. Një pjesë mirë e qytetarëve në kryeqytet shprehen për ABC News se nuk aplikojnë për lotarinë pasi e shohin të ardhmen e tyre në Evropë, por nuk mungojnë edhe fanatikët që aplikojnë vit për vit.

“Ëndrra amerikane” nuk është më e tillë për shumë shqiptarë. Sytë tashmë i kanë drejtuar diku tjetër, drejt Evropës. E zgjedhin kontinentin e vjetër jo vetëm për distancën e afërt me Shqipërinë, por edhe për kushtet e jetës e të punës. Për ABC News njerëz të grupmoshave të ndryshme shprehen se:

“Nuk dua të shkoj në Amerikë, na pëlqen Evropa”.

“Nuk e shikoj të ardhmen time në Amerikë.”

Kjo nuk do të thotë se është shuar dëshira e një pjese tjetër të shqiptarëve që i qëndrojnë çdo vit besnikë aplikimit në lotarinë amerikane edhe nëse ajo i refuzon .

“Kam aplikuar gjithmonë dhe do aplikoj”.

Këmbëngulja nuk i ka lënë në baltë disa të tjerë.

“Proces bashkimi për të shkuar në Amerikë”.

Emëruesi i përbashkët i kësaj kategori të shoqërisë është: dëshira për të lënë pas krahëve Shqipërinë./ABC News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re