Subscribe
Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo të Himarës është një nga më të klikuarat në internet dhe një nga pikat më të vizituara në jugun e Shqipërisë.
Janë të shumtë ata turistë që pushojnë në jugun tonë, por nuk lënë pa vizituar atraksionet historike dhe kjo kala është një prej tyre.
Vetëm këto ditë të fundit të shtatorit numri i vizitorëve arriti në 853. Bëhet fjalë për turistë nga gjermani, Italia dhe Anglia
Jam student nga Gjermania,Mynihu. Jam shumë i interesuar për historinë dhe është mirë kur atë e prek nga afër. Është bukur të imagjinosh i kuriozuar si ka qenë e kaluara shqiptare dhe si kanë jetuar njerëz këtu.
Vij nga Gjermania,zona e Bavarisë. Është hera e parë në Shqipëri. Më pëlqen shumë ky vend. Kështjella shumë interesante dhe brendësia e saj plot me histori. Vizita në këtë kala është impresionuese.
Kjo kështjellë është kaq e mirëmbajtur. Është një eksperiencë e bukur dhe që të bën të kuptosh sesi njerëzit jetojnë këtu. Shumë interesante
Vij nga Anglia dhe po më pëlqen shumë . Kjo ndërtesë historike të impresionon dhe për më tepër është një vendndodhje perfekte.
Vij nga Italia dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Sapo vizitova kështjellën dhe i bëra një foto historikut me qëllim që informohem me historinë që kjo kështjelle ka. Shqipëria një vend i bukur .Dikur kishim dëgjuar që është një vend i izoluar por sot ky vend është rritur kaq shumë. Më ka impresionuar shumë Shqipëria.
Si një asnjë vit tjetër muaji shtator vijon të shënojë numra të lartë vizitorësh në të gjithë vendin, një dëshmi e zgjatjes së sezonit turistik.