Skip to content

Shumë vende të botës lehtësojnë masat, OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar ende

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se koronavirusi vazhdon të jetë një emergjencë e shëndetit publik në një nivel ndërkombëtar. Ky është edhe alarmi i nivelit më të lartë që OBSH ka për botën.

Anëtari i komitetit Dr. Didier Houssin tha gjatë një konference për media të Premten: Pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar ende.

Houssin shtoi gjithashtu se mbetet ende shumë për t’u mësuar rreth mënyrës sesi virusi korona transmetohet. Deri më tani nuk ka vaksinë të disponueshe, dhe as terapeutikë të licencuar për trajtimin e Covid-19.

Të enjten, OBSH riktheu komitetin e ekspertëve të pavarur ndërkombëtarë për të vlerësuar gjendjen e pandemisë së koronavirusit dhe për të rishikuar rekomandimet e OBSH-së për mënyrën mënyrën sesi duhet të bëhet përgjigjja ndaj koronavirusit.

Zyrtarët njoftuan se komiteti do të mblidhet sërish në 90 ditë ose më herët, nëse do të jetë e nevojshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, OBSH konfirmoi për CNN se nuk ishte përfshirë në hetimet e Kinës për origjinën e koronavirusit të ri, por “do të ishte e prirur” të merrte pjesë në studime të tilla. /