Skip to content

Shumëçka dini për Medën, por që e ka këtë zanat nuk e keni ditur

Zakonisht jemi mësuar që këngëtarët tanë ti shohim vetëm duke kënduar.

Shumica prej tyre shikojnë vetëm këtë drejtim dhe nuk mendojnë shumë se cili do të ishte profesioni i dytë që do iu shkonte, shkruan Kosovarja.

Përderisa për shumë kë është kështu, po del dikush tjetër që nuk po kënaqet vetëm me vëmendjen si këngëtar, dhe tenton ti futet edhe të tjerave punë që ndoshta për publikun do të ishte shumë e papritshme.

Është fjala për Medën, i cili në bazë të disa fotografive që lëshoi në orët e fundit në faqen e tij, na bëri të kuptojmë se do të shkoj më tepër se këngëtar.

Ai thuajse ka dashur të bëjë si një lloj paralajmërimi se ka talent edhe për servise të veturave, ku edhe u paraqit në njërin nga sallonet e kryeqytetit me disa mjete në dorë.

Duket qartë se ka tentuar të fusë kokën edhe në këtë pjesë, i cili me shumë gjasa ka njohuri në këtë profesion, e pse jo, nëse ia mundëson kohën këndimi, ndoshta mund ta shohim të kyçur edhe këtu, ose mund të sillet ndonjë sekuencë e klipit të ri, i cili si gjithmonë vjen i veçantë dhe i pazëvendësuar në projektet e tij. /Kosovarja/