Pas SHBA dhe Britanisë edhe ambasada gjermani i ka bërë thirrje klasës politike që të bashkëpunojë.

Në një reagim, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner thotë se Parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij kushtetues.

Ambasadori thekson se qytetarër e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve“, thuhet ne reagimin e ambasadorit gjerman.

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”. Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”.

Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Nderkohe ambasada e Britanise se Madhe u bëri thirrje të dy palëve, opozitës dhe mazhorcës të dialogojnë dhe të punojnë së bashku që Parlamenti të funksionojë normalisht dhe në interes të qytetarëve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re