Komisioni Evropian informoi Parlamentin Evropian se dorëzimi më i madh i vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian pritet gjatë tremujorit të dytë të 2021.

Komisioni njoftoi se platforma e BE do të fillojë të punojë javën tjetër, mbi të cilën vendet anëtare do të raportojnë dy herë në javë mbi numrin e vaksinave të marra dhe të përdorura.

Komiteti i PE për Mjedisin dhe Shëndetin Publik, gjatë një debati me kryenegociatoren e vaksinave të BE, Sandra Galkin, vuri në dukje nevojën për “më shumë qartësi dhe transparencë” në lidhje me kontratat e vaksinave, si dhe procesin e vendimmarrjes në nivelin e BE.

E pyetur nga deputetët në lidhje me pretendimet për marrëveshje shtesë kombëtare ose bilaterale të përfunduara nga vendet anëtare të BE-së me kompani farmaceutike, pavarësisht nga detyrimi për të blerë vaksina për të gjithë BE-në përmes marrëveshjeve të përbashkëta të negociuara dhe nënshkruara nga KE, Gallina u përgjigj se nuk ishte e njohur me marrëveshje të tilla.

Ajo shtoi se përmes Marrëveshjes së Përbashkët të Prokurimit, BE ka përparësi në furnizimin me vaksina, të cilat më pas do të shpërndahen në mënyrë proporcionale në vendet anëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re