Sali Berisha pritet të dalë në një konferencë për mediat sot në orën 18:00, për të shpjeguar qëndrimin e tij mbi vendimin e DASH që e shpalli “non grata” në SHBA me argumentin si politikan i korruptuar dhe minues të demokracisë.
Ajo që bie në sy është që Berisha ka zgjedhur të flasë nga hotel Rogner dhe jo nga selia e PD-së, të cilën e drejtoi për më shumë se 20 vite.
PD nuk ka dalë me një qëndrim të qartë, nëse e kundërshton vendimin e DASH për Berishën, apo është dakort me të.
Në deklaratën e një dite më parë Basha u tregua i pavendosur mbi qëndrimet e tij mbi këtë çështje, duke mos dhënë një mendim të qartë.
