Aktivistët protestuan dhe bojkotuan kancelarin gjerman Olaf Scholz teksa ai mbajti një fjalim në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Leipzig, për mbështetjen e Izraelit në luftën e tij në Rripin e Gazës.

Pikërisht kur Scholz filloi të mbante një fjalim në panairin e dytë më të madh të librit në Gjermani pas Frankfurtit, pati një britmë të madhe.

Gazeta Leipziger Volkszeitung raportoi se protestuesit dukeshin si aktivistë pro-palestinezë dhe mund të dëgjoheshin duke brohoritur: “Nuk është një fatkeqësi humanitare, është gjenocid”.

 Scholz e ndaloi fjalimin e tij për t’iu drejtuar protestuesve, duke thënë: “Ndaloni së bërtituri, mjafton”, përpara se të shtonte: “Është fuqia e fjalëve që na bashkoi këtu në Leipzig, jo fuqia e të bërtiturit”.

 Pas kësaj u dëgjua një zë që u bën thirrje të pranishmëve të protestojnë kundër dërgesës së armëve nga Gjermania në Izrael.

Në fjalën e tij hyrëse, Scholz theksoi vlerën e letërsisë për t’i ndihmuar lexuesit të kuptojnë këndvështrime të ndryshme.

“Me çdo kapitull të librit, me çdo faqe të re, ne jemi në gjendje të kapërcejmë dallimet që ndonjëherë duken të papajtueshme në jetën e përditshme”, tha ai në një lloj sofizimi të pagëllitshëm në raport me qëndrimin e ulët që po mban në përkrahje të Izraelit, dukshëm nën një frustrim tipik gjerman nga e kaluara e errët naziste kundrejt hebrenjve.

Të dielën e kaluar, kancelari gjerman përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin, duke thënë gjatë vizitës së tij në Tel Aviv se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit”.

Protestat pro-palestineze janë përhapur në Gjermani dhe në një numër vendesh që nga fillimi i agresionit izraelit në Rripin e Gazës.

Mbështetja e fortë e Berlinit për Izraelin çoi në demonstrata kundër margjinalizimit të zërave pro-palestinez.

Grupi “Strike German” u bëri thirrje atyre që punojnë në fusha krijuese të bojkotojnë institucionet kulturore në vend dhe peticioni mblodhi qindra nënshkrime, përfshirë nënshkrimin e shkrimtares Anna Erno, fituese e çmimit Nobel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re