Një qytetar i revoltuar ka shpërthyer  në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin e lajmeve në News24. Qytetari në zonën e Astirit, ka shpërthyer përballë deputetes Blerina Gjylameti dhe deputetit Ditmir Bushati, për mungesën e investimeve dhe problemet serioze që ka në këtë zonë.

“Shyqyr që ra tërmet dhe ju pamë të vini këtu. Ne jetojmë si në geto këtu. Nuk kemi shkolla, nuk kemi lulishte. Taksat i paguajmë të gjitha. Jemi shumë keq”, u shpreh qytetari i revoltuar.

Pas revoltës së tij, lidhja direkte u ndërpre, ndërkohë që deputetët përsërisnin se nuk kishin vajtur në atë zonë, për këto probleme, por për problemet e shkaktuara nga tërmeti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re