Skip to content

“Shyqyr që Rama po vjedh por të paktën po na heq plehrat”, Malltezi zbulon skenarin e kryeministrit me plehrat: Si e organizoi skenarin për të marrë meritat

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet mjedisore Jamarbër Malltezi foli me skype për Fax News rereth debatit që është hapur për çështjen e mbetjeve që janë hedhur në Manzë të Durrësit, ku tha se ky është një skenar i kryeministrit Edi Rama për të bërë më pas shpëtimtarin me ofrimin e një zgjidhjeje.

Malltezi tha se dhe kjo është një zgjidhje afatshkurtër, me të cilën vidhen 15 milionë euro nga Klodian Zoto, ndërsa shtoi se me një VKM që nxjerr paradite, do ti fusë këto para në xhep pasdite ndërsa quytetarët shtoi ai do të kënaqen se të paktën ikën plehrat.

“Është një krim mjedisor i paralajmëruar prej vitesh. Ra dakord që Bashkia të mbyllte planin e saj për mos përdorimin e Porto Romanos, por nuk gjeti vendodhje alternative. Patëm një reagim nga Edi Rama që vodhi një tender korruptiv 15 milionë euro, mbylli tenderin dhe shpalli Klodian Zoton fitues nga 6 kompanitë që garonin. Ky është një skenar i organizuar nga Edi Rama, po e lë situatën të degradojë aq shumë. Bashkia e Durrësit duhet të përgjigjet penalisht për hedhjen e mbeturinave në Manzë, duhej planifikuar me plan rajonal, kanë pasur kohë dy vite.

Duhej projekt i detajuar, nuk është bërë. Unë them se është skenar, Rama do shfaqet pasi të degjenerojë situata dhe të mos ndëshkohet, do të paraqitet si shpëtimtari, do thotë se do i marrim mbetjet nga Durrësi drejt Tiranës. Vetëm transporti për një rrugë kushton gati 200 euro, vetëm për transportin nuk i del buxheti bashkisë. Sharra është monopol i Veliajt, Ramës, Lefter Kokës dhe Arben Ahmetajt, Klodian Zoton e kanë si sekser të tyre. Do nxjerrin një VKM që paratë e marra paradite me VKM pasdite do t’i fusë në xhepin privat.

Ish-kryebashkiaku i la plehrat për 8 vjet. Sot po i dëgjojmë këngën kjo muzikë ka 8 vjet që luhet. Për të rritur pakënaqësitë dhe në fund zgjidhja të jetë që njerëzit të thonë shyqyr që Rama po vjedh por të paktën po na heq pleherat. Po vidhën 15 milionë euro, me mbetjet urbamne që nuk janë të rrezikshme, ndërkohë që në qeverisjen e PD-së shkonin deri në 3 milionë euro. Në rast se nuk ka burgosje për këtë shpërdorim detyre dhe vjedhje, nuk ka zgjidhje afatgjatë”, tha MAlltezi teksa ftoi prokurorinë të nis hetimet për një sërë zyrtarësh.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb