Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në një konferencë me gazetarët, Meta theksoi se kjo bëhet në kuadër të drejtësisë me regji nga Rama.

Meta tha se Rama i përdor zyrtarët për interesa të tij okulte financiare duke shpresuar se me këto arrestime të shkarkojë përgjegjësinë e tij.

“Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përveçse një seri të re të drejtësisë me regji që drejtohet nga kreu i Rama-formës, Edi Rama. Këto probleme kanë qenë të ekspozuara nga opozita prej kohesh.

Ky arrestim nuk e zbut situatën e paligjshmërisë që dominion në rastin Beleri. Është një demonstrim i politikës së bedelave që ndjek Rama. Pasi i përdor dhe i shtrydh mirë e mirë përllogaris okulte financiare, bazuar në paligjshmëri, bazuar në tjetërsim të pronave kujton se me arrestime të tilla do të shkarkojë një pjesë të përgjegjësisë së tij.  Ku përgjegjës dihet që është kreu i rilindjes, këto janë si ato matrioshkat ruse”, tha Ilir Meta.

Meta u shpreh se “Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë dhe këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sjellë në vëmendje koston e jetesës, një problem shqetësues për të rinjtë e të rejat në Tiranë sipas tij.

“E papërballueshme është bërë edhe rritja e qerave. Ndërtimi është kthyer sot në një mekanizëm gjigand për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Në Tiranë 51 mijë apartamente të banuara”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re