Ilir Ademi jeton në në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Vajza e tij e vogël, Ëmbla, ka lindur me sindromin Down. Ky baba ka dashur ta shkollojë të bijën pavarësisht sprovës së madhe, por tashmë një problem ka hasur me prindërit e tjerë të shkollës, ku e bija studion prej 4 vitesh.

Prindërit e fëmijëve në klasën ku studion e bija kanë kërkuar përmes një peticioni largimin e Ëmblës, pasi sipas tyre prezenca e saj pengonte nxënësit e tjerë. Babai i vogëlushes me sindromin Down kërkoi që e bija të mos diskriminohej, duke e bërë mësimin me rotacione në tre klasa të ndryshme e me mësuese të ndryshme.

Jemi ndjerë shumë keq si prindër, u ndjeva shumë randë dje kur filloi gjysmë vjetori i dytë i shkollës… Ajo vijon shkollën tash katër vjet, në klasën e parë është pranuar rëndë nga udhëheqësia e shkollës që mirëpo me një marrëveshje që ajo të bënte rotacion në tri mësuese, gjë që është shumë e vështirë për një fëmijë me nevoja të veçanta, kështu që këtë vit insistuam ne si prindër që ajo të jetë vetëm me një klasë, domethënë nga shtatori insistuam që të jetë vetëm në një klasë, kështu në tetor asaj iu caktua një asistente personale nga shteti, gjë që ishte shumë e përkushtuar, dhe ka ndihmuar që Ëmbla të përparojë në këta dy muaj para përfundimit të gjysmë vjetorit. Në muajin tetor prindërit e asaj klase ku duhet të vijonte klasën vajza, bën një peticion deri te drejtoria që vajza të mos vazhdojë te klasa sepse ata do t’i tërheqin fëmijët e tyre, se ajo kinse ajo i penguaka atyre”, ka thënë Ademi për KlanKosova.

“Sot në fillim të gjysmë vjetorit drejtori e porositi asistenten personale që Ëmblën ta çonte te klasa kështu që ne e çuam te ajo klasa që e la në gjysmë vjetorin e parë, kështu që kur erdhi asistentja personale, tha do të shkojmë te mësuesja tjetër me rotacion. Ne si prindër jemi kundër që Ëmbla të bëjë rotacion nëpër klasa…

Ademi pati edhe një thirrje për ata prindër që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, që ta ngrejnë zërin për të drejtat e fëmijëve të tyre.

Kisha porositur që shoqëria jonë, institucionet të vetëdijesohen për këto raste sepse rasti im nuk është i vetëm. Kisha kërkuar dhe apeluar edhe te prindërit e tjerë që kanë këso rastesh, të dalin në opinion dhe të flasin për këto probleme sepse këto probleme duhet të zgjidhet”, tregoi Ademi.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re