KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës në Kukës janë sekuestruar mbi 16 mijë euro. Kjo shumë parash posedohej nga një 29-vjeçar nga Tirana. Ai u precedua në gjendje të lirë për modeklarim të hollash në kufi.

Njoftimi i Polcisë: 

Tentoi të fuste në vendin tonë, 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 29-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re