Deputeti Ralf Gjoni ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, ku ka shigjetuar dhe kandidaten për deputete të socialistëve, Luljeta Bozo, e cila disa ditë më parë tha se komunizmi kishte më shumë të mira se të këqija. Gjoni tha se në periudhën e komunizmit në vendin tonë janë vrarë dhjetra njerëz pa gjyqe, dhe në rast se Bozo do ta bënte këtë deklaratë në Gjermani ajo tashmë do të ishte e arrestuar.

“Më shqetëson garda e bijave dhe binjve të komunizmit që do të jenë pjesë e Kuvendit, dhe që kanë penetruar në cdo cep dhe ne institucionet e vendit. Më shqetëson fakti që në krye të listës së Tiranës, gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozo, e cila pa pikë turpi pa iu dridhur qerpiku, glorifikon sistemin komunist në Shqipëri.

Me shumë të drejtë Jonila Godole, udhëhoqi ditën për të kujtuar ato krime, e ka shkruar shumë bukur. Ka të paktën dy rezoluta në këtë vend. Tani dini mirë ju që jeni dhe që jeni përjashtuar, që keni pranuar të fusni emrin tuaj. Kjo rezulutë thotë, në atë kohë kishte vrasje, ekzekutime me dhe pa gjyq, vdekje në kampe, nga uria dhe tortura, si dhe dhunime të tjera.

A e di kjo zonja Bozo se ekziston dhe një rezolutë tjetër për dënime ndaj regjimit komunist ndaj klerit fetar? Janë vrarë me dhjetra njerëz, kjo ka pikë turpi del dhe thotë se po ti vëmë në peshore ajo periudhë ka pasur më shumë të mira se të këqija. Me c’të drejtë e thotë kjo? Kjo në Gjermani do të ishte arrestuar”, u shpreh Gjoni në Kuvend.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re