Kryeministri Rama ne facebook:

🟢 KJO FUNDjAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA

TA KALONI SA MË QETË

 

Por cilat janë rregullat e fundjavës së kaluar?

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30.

Të dielën të gjitha mbyllur. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë. Ndërkohë sa i përket ditëve të tjera të javës në zonat e kuqe lëvizja lejohet deri në 21:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re